Dy futbollistë të Malishevës largohen nga klubi

Futboll

Dy futbollistë të Malishevës largohen nga klubi

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 23:21
FC Malisheva

Malisheva arriti të inkuadrohet në Superligën e Kosovës, pas një sezoni fantastik në Ligën e Parë.

Skuadra e cila fitoi simpatinë e futbolldashësve në Kosovë, po përgatitet për edicionin e vështirë në Superligë.

Mirëpo, faqja zyrtare e klubit ka bërë të ditur se dy futbollistët Shqipdon Morina dhe Edonis Krasniqi janë larguar nga klubi.

Më poshtë e gjeni njoftimin zyrtar të Malishevës:

FC Malisheva u thotë Lamtumirë dhe Faleminderit dy lojtarëve të skuadrës Shqipdon Morina dhe Edonis Krasniqi, të cilët u larguan nga klubi për të filluar një kapitull të ri diku tjetër.

Ishim të impresionuar nga përkushtimi juaj në skuadër me qëllim që të ishit në formën më të mirë të mundshme. Pa marrë parasysh ku do të vazhdoni karrierën tuaj, ne do të jemi krenar me juve!

Të gjithë ne, në FC Malisheva do u jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin tuaj që dhatë gjatë tërë kësaj kohe për arritjen e sukseseve të tanishme të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat