Kane kërkon largimin nga Tottenham, në garë mbesin dy gjigantët anglez

Futboll

Kane kërkon largimin nga Tottenham, në garë mbesin dy gjigantët anglez

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 09:03
Kane kërkon largimin nga Tottenham, në garë mbesin dy gjigantët anglez

Sulmuesi Harry Kane ka kërkuar nga bordi i drejtorëve të Tottenhamit të transferohet gjatë verës, ngase anglezi thuhet se ka kuptuar se koha e tij në Londër ka mbaruar.

Dy klubet angleze Manchester City dhe United kanë shprehur interesim për qendërsulmuesin, andaj Spurs ndoshta do detyrohet ta shesë.

Sidoqoftë, presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy nuk do pranojë oferta nën vlerën 170 milionë euro.

Kjo vlerë është shumë e lartë për sulmuesin që është shumë i rëndësishëm në të ardhmen e klubit, por thuhet se Tottenham nuk do negociojë për vlera me të ulëta.

Muajt e ardhshëm do jenë vendimtar për të ardhmen e Kane, edhe pse për të blerë anglezin do jetë shumë vështirë, sidomos duke ditur mënyrën si Levy bën biznes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat