E mohon Lionel Messi: Argjentina kurrë nuk është varur nga unë

Futboll

E mohon Lionel Messi: Argjentina kurrë nuk është varur nga unë

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 14:51
Lionel Messi

Lionel Messi nuk beson aspak se Argjentina është varur në ndihmën e tij ndonjëherë dhe thotë se ekipi kombëtar është në rrugën e duhur tani, para Kupës së Amerikës 2021.

Messi ka kohë të gjatë që është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë por, megjithëse ka korrur sukses ta jashtëzakonshëm me në nivel klubi dhe në nivel personal, atij i kanë munguar trofetë ndërkombëtarë me Argjentinën.

Por ai do ta ketë mundësinë për ta fituar një trofe këtë verë në Kupën e Amerikës. Argjentina e nis këtë turne sonte në orën 23:00 kundër Kilit.

Duke folur para kësaj ndeshjeje, Messi nuk e pranoi se Argjentina varet nga ndihma e tij dhe nuk beson se është varur ndonjëherë.

“Ekipi kombëtar nuk është varur në mua asnjëherë. Ne gjithmonë përpiqemi ta kemi një grup të fortë. Ne gjithmonë kemi thënë se, nëse nuk jemi ekip i fortë, do të jetë e vështirë të fitojmë dhe t’i arrijmë synimet tona”, tha Messi.

Ai shtoi: “Mendoj se tani jemi bërë të fortë si grup. Shumica e lojtarëve janë duke punuar së bashku që një kohë të gjatë. “

“Të luash për ekipin kombëtar është gjithmonë diçka e veçantë, qoftë në ndeshje miqësore, kualifikime, Kupën e Amerikës apo Kupën e Botës.

Argjentina do ta nisë turneun sonte kundër rivalit të moçëm, Kilit, nga i cili i humbi dy finale në Kupën e Amerikës, më 2015 dhe 2016. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat