Maqedonia, me më shumë ndërhyrje të ashpra

Futboll

Maqedonia, me më shumë ndërhyrje të ashpra

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 11:55
Maqedonia, me më shumë ndërhyrje të ashpra

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, përgatitet për paraqitjen e dytë në “EURO 2020”, kundër Ukrainës, më 17 qershor në orën 15.00. Mirëpo analistët ende merren me ndeshjet e para të garave në grupet në EURO 2020.

Sipas tyre, ata kanë regjistruar se sfida në mes Maqedonisë dhe Austrisë është ndeshja me më shumë ndërhyrje të ashpra.

Analistët kanë regjistruar 29 ndërhyrje, në të cilën 16 kanë qenë nga Maqedonia dhe pjesa tjetër nga Austria.

Për krahasim, përfaqësuesja e Polonisë ka bërë 15 ndërhyrje në sfidën e parë , po aq sa Portugalia. Në këto ndërhyrje, me kërkon të verdhë u ndëshkuan Trajkovski dhe Alioski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat