Prekazi emërohet drejtor sportiv te SC Gjilani?

Futboll

Prekazi emërohet drejtor sportiv te SC Gjilani?

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 13:31
Prekazi emërohet drejtor sportiv te SC Gjilani?

Sport Club “Gjilani” ka emëruar Rafet Prekazin në postin e drejtorit sportiv.

Trajneri i njohur kosovar dhe ish-selektori i Kosovës do ta marrë detyrën e drejtorit sportiv te SC Gjilani nga ky edicion. Ai do ta zëvendësoj Sallah Sherifin, i cili e ushtronte këtë post deri më tani.

Sherifi do të zhvendoset në pozicionin e drejtorit teknik te “kuqebardhët”.

Prekazi është një emër i madh i futbollit kosovar dhe do ta ndihmojë Gjilanin drejt realizimit të objektivave që ka para vetës. Zyrtarizimi i tij pritet të ndodh brenda ditëve, raporton Enigma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat