Talenti shqiptar drejt kalimit te Besiktasit

Futboll

Talenti shqiptar drejt kalimit te Besiktasit

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 11:04
Talenti shqiptar drejt kalimit te Besiktasit

Albion Marku zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Laçin, teksa në 35 ndeshje të luajtura shënoi 1 gol dhe dha 2 asiste.

Pas përfundimit të sezonit, mbrojtësi i djathtë u rikthye te Lokomotiva e Zagrebit, me këta të fundit që zotërojnë edhe kartonin e lojtarit. Megjithatë duket se mbrojtësi i Shpresave nuk do të qëndrojë për shumë gjatë te skuadra kroate.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, në gjurmët e 20-vjeçarit është vendosur klubi i madh turk, Beshiktashi.

Drejtuesit turq, e kanë ndjekur Markun dhe janë bindur nga paraqitjet e tij dhe për këtë arsye kanë shfaqur interes për ta marrë në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat