Pogba vazhdon t’i vardiset Juventusit: Është klubi që të mëson profesionin e futbollit

Futboll

Pogba vazhdon t’i vardiset Juventusit: Është klubi që të mëson profesionin e futbollit

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 14:13
Pogba vazhdon t’i vardiset Juventusit: Është klubi që të mëson profesionin e futbollit

Ylli i Francës dhe Manchester Unitedit, Paul Pogba e ka pranuar se Juventusi është klubi ku ai mësoi më shumë në karrierën e tij.

Pogba u bashkua me Juventusin në një transferim falas nga Unitedu më 2012.

Ai kaloi katër sezone në Torino, duke fituar shumë tituj të Serie A, dy Coppa Italia dhe duke arritur në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2015.

“Në Juventus. Isha shumë i ri kur shkova atje. E gjitha ka të bëjë me stërvitjen, taktikat dhe disiplinën. Sidomos disiplina”, ka thënë fillimisht Pogba në një intervistë për L’Equipe, kur u pyet se ku mësoi më shumë gjatë karrierës së tij.

“Ju duhet të disiplinoheni sepse nga ana taktike, ata janë shumë të rreptë. Të gjithë me të vërtetë kanë nevojë të jenë së bashku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat