Suedia mposht Sllovakinë, merr kreun e grupit

Futboll

Suedia mposht Sllovakinë, merr kreun e grupit

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2021 Në ora: 15:20
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Suedia ka arritur të mposht Sllovakinë në kuadër të ndeshjes së dytë të Kampionatit Evropian.

Suedia me këtë fitore ka marrë kreun e grupit E ku ndodhet edhe Spanja dhe Polonia.

Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar mesfushori suedez, Emil Forsberg.

Forsberg shënoi nga penalltia në minutën e 77’të të takimit për të vulosur fatin e këtij takimi.

***

94' Përfundon ndeshja.

88' Suedezët janë shumë afër fitores.

80' Suedia ka fituar penallti ndaj Sllovakisë.

Isak fitoi penalltinë pasi portieri sllovak ndërhyri keq në sulmuesin suedez.

Përgjegjësin për ekzekutimin e penalltisë e mori, Emil Forsberg.

Forsberg shënoi gol nga penalltia në minutën e 77’të të takimit.

VIDEO

78' Më në fund ka shënuar gol Suedia. Forsberg E. është emri i golashënuesit. Ai ka arritur që nga pika e bardhë t'i krijojë epërsinë skuadrës së tij.

71' Suedia më e mirë, rasti i tretë i saj. Isak nga rreth 15 metra gjuan fortë por Dubravka e zë topin në këndin e poshtëm të djathtë, duke e dëbuar në korne. 

67' Isak me kokë godet fuqishëm për disa centimetra mbi portën e Sllovakisë. 

65' Edhe më tej 0:0.

63' Suedia me çdo kusht e do golin.

60’ Rasti më i mirë deri me tash, Ludwig Augustinsson (godet me kokë por portieri i Sllovakisë, Dubravka, mezi shpëton portën e tij, duke e grushtuar topin në korrne.

58' Nuk ka raste ideale.

53' Suedia po vuan për të shënuar, edhe më tej sulmuesit e saj nuk po e gjejnë rrjetën.

50' Duda godet nga rreth 15 metra për fat të Suedisë topin shkon mbi portë. 

48' Suedia ka shtuar presionin.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. Nuk ka gola në pjesën e parë (0:0).

Ndeshje me rivalitet dhe pa ndonjë rast ideal.
Suedinë në momente u paraqit e rrezikshme por edhe Sllovakia. Isak të Suedia mundohej me shokë, e te tabori sllovakë Hamsik mjaft i lëvizshëm dhe kërcënues për suedezët.  Me një fjalë, ishin disa gjysmëraste.

Suedia – Sllovakia 0:0
Stadiumi " Gazprom Arena" në St. Petersburg.
Gjyqtar: D. Siebert.
Suedia: Olsen, Lustig, Lindelöf, Danielson, Augustinsson, S. Larsson, Olsson, Ekdal, Forsberg, Berg dhe Isak.
Sllovakia: Dubravka, Pekarik, Satka, Skriniar, Hubocan, Kucka, Hrosovsky, Koscelnik, Mak, Hamsik dhe Duda.

43' Vazhdon pa gola, 0:0.

40' Lojë me rivalitet, Sllovakisë i konvenon edhe barazimi.

37' Sllovakia ka posedimin e topit pr 51 për qind për dallim nga Suedia 49 për qind.

35' Sllovakia e rrezikshme përmes Hamsik.

32' Deri me tash vetëm një karton i verdhë. Olsson i Suedisë.

30' Sllovakët  po tregojnë lojë më të mirë në këto momente.

27' Suedia kërkon edhe golin e parë në Euro 2020.

24'  Lojë mjaft e shpejt, por deri me tash nuk ka ndonjë rast ideal përveç Suedia që po bën presion.

22' Lojë me rivalitet.

19' Ende pa gola Suedi -Sllovakia.

6' Suedia orvatet të rrezikojë përmes Isak.

13' Suedia ka më shumë nga loja, më e rrezkshme në drejtim të portës.

10' Sllovakia po bëhet e rrezikshme dhe pak pasiguri edhe portieri suedez, Olsen.

8' Lojë e mirë nga të dy palët.

5' Suedia më agresive ndaj rivalit.

3' Pritet lojë e hapur. Larsson godet me të ajtn por jo i rrezikshëm për sllovakët.

1' Fillon ndeshja. Sllovakia lidere e grupit.

Intonohen himnet. Lojtarët dalin në fushë.

Kombëtarja e Suedisë mobilizon forcat për fuitoren në përballje me Sllovakinë, në kuadër të Grupit E të Kampionatit Evropian.
Suedia mban vendin e dytë me 1 pikë dhe Sllovakia kryeson me 3 sosh.  

Ndeshje që pritet me interesim të madh, për faktin se sllovakët fitorja iu siguron kalimin në fazën tjetër e Suedisë ia përforcon hapin drejt të tetës së finales.

Suedia - Sllovakia

Stadiumi " Gazprom Arena" në St. Petersburg.
Gjyqtar: D. Siebert.
Suedia: Olsen - Lustig, Lindelöf, Danielson, Augustinsson - S. Larsson, Olsson, Ekdal, Forsberg - Berg, Isak.
Sllovakia: Dubravka - Pekarik, Satka, Skriniar, Hubocan - Kucka, Hrosovsky, Koscelnik, Mak, Hamsik - Duda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat