Balde do të jetë prezantimi i radhës te Drita

Futboll

Balde do të jetë prezantimi i radhës te Drita

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 11:15
Balde do të jetë prezantimi i radhës te Drita

Drita i ka siguruar shërbimet e mbrojtësit 23 vjeçar nga Feronikeli, Prince Balde.

Balde është transferimi i radhës i “bardhëekaltërve” të cilët janë klubi më aktiv në merkato deri më tani.

Balde do të prezantohet së shpejti te Drita, shkruan Zëri. Drita ka kompletuar disa transferime deri më tani, të gjitha nga Trepça ’89 dhe Feronikeli.

Përparim Islami, Arbnor Muja, Muharrem Jashari dhe Marko Simonovski janë lojtarët që janë transferuar deri më tash te Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat