​Daku njofton largimin nga Ballkani dhe zbulon skuadrën e re

Futboll

​Daku njofton largimin nga Ballkani dhe zbulon skuadrën e re

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 16:30
Mirlind Daku

Top sulmuesi i Superligës së Kosovës Mirlind Daku i cili ishte edhe golashënuesi më i mirë për edicionin 2020/21 me 31 gola të shënuara, ka njoftuar edhe zyrtarisht se është ndarë me klubin nga Suhareka.

Ai ka bërë të ditur se aventurën e tij do ta vazhdojë tek Osijeki, skuadër nga e cila edhe ishte huazuar në Ballkan.

Ai ka falënderuar me këtë rast presidentin e klubit Arsim Kabashin dhe tifozët e klubit si dhe të gjithë kryesinë dhe stafin e klubit.

“Faleminderit Suharekë. Kam kaluar një vit e gjysmë shumë të mirë në Suharekë si pjesë e klubit fantastik FC Ballkani. Tani është koha për një aventurë të re, ku do të rikthehem te Osijek pasi huazimi më ka përfunduar. Dua të ju falënderojë të gjithëve për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe që ma keni dhënë gjatë kësaj kohe. Faleminderit presidentit Arsim Kabashi, gjithë kryesisë, trajnerëve që kisha, bashklojtarëve dhe tifozëve “Xhebrailat”. Faleminderit dhe mirupafshim Suharekë.”, ka shkruar Daku në profilin e tij në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat