Milan dëshiron ta shesë 22 vjeçarin

Futboll

Milan dëshiron ta shesë 22 vjeçarin

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 19:20
Rafael Leaon

Milani duhet ta shesë Rafael Leaon në mënyrë që t’i lehtësojë mundësitë e zgjedhjeve në sulm.

Për këtë lojtar janë interesuar Everton, Wolverhampton Wanderers dhe Olympique Marseille.

Sulmuesi portugez sapo mbushi 22 vjeç, por koha e qëndrimit të tij në San Siro duket se do të përfundojë pas dy sezoneve zhgënjyese në të cilat ai kishte ngritje të herëpashershme, por jo të qëndrueshme.

Ai luajti në role të ndryshme, duke dështuar të sigurojë ndonjërën prej tyre dhe Milani ka nevojë për të paktën një qendërsulmues tjetër që mund të ndihmojë 39 vjeçarin Zlatan Ibrahimoviq në zëvendësimet e skuadrës.

Ai është lojtari që do të ‘sakrifikohet’ për të mbledhur fonde, megjithëse do të jetë e vështirë të rikuperohen 28 milionë euro të paguara për Lille në 2019, shkruan Football Italia.

Edhe më shqetësuese, Milan i detyrohet Lilles 20 për qind të çdo transferimi në të ardhmen si pjesë e marrëveshjes.

Leao bëri 40 paraqitje për Milanin këtë sezon, duke shënuar shtatë gola dhe gjashtë asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat