Spanja nuk realizon rastet dhe penalltinë, Polonia me pikë të madhe

Futboll

Spanja nuk realizon rastet dhe penalltinë, Polonia me pikë të madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 19 qershor 2021 Në ora: 22:08
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Spanja dështon edhe një herë, pas barazimit 0:0 me Suedinë, sonte luajti baras 1:1 edhe me Poloninë, në ndeshjen që u zhvillua në në stadiumin "de La Cartuja" në Sevilla. 

Dy ndeshje dy barazime dhe Spanja rrezikon shumë, për faktin se patjetër i duhet fitorja në sfidën e fundit kundër Sllovakisë sikurse edhe Polonisë ndaj Suedisë që të kualifikohen në të tetën e finales së Kampionatit Evropian.

Spanja nuk realizon rastet dhe një penallti, Polonia me pikë të madhe.

Image

Pjesa e parë u veçua me disa raste të mira, një Spanjë e mirë por edhe një Poloni e rrezikshme në momente të caktuara.

Në minutën e 25-të, zhbllokohet rezultati. Alvaro Morata nga afërsia shënon për 1:0 falë asistimit perfekt të Morenos. Fillimisht u akordua pozicion jashtë loje, por më pas ndërhyri VAR-i dhe goli u konsiderua i rregullt! 

Në minutën e 35-të, Svidevski dështon nga një pozitë ideale. 

Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, goditja e Svidevskit u ndal nga shtylla, teksa Lewandowski nga shumë pranë nuk arriti të realizonte, duke shpërdoruar një mundësi të artë.

Image

Në minutën e 54-të, Robert Lewandowski dinak, kërcen më së larti dhe me kokë barazon rezultatin 1:1.

Në minutën e 57-të, Moreno u shndërrua në figurë tragjike të Spanja. Ai  godet nga penalltia por shtylla e djathtë ia mohon golin, fat për Poloninë.

Morata në minutën e 79-të në pozitë shumë të mirë, por nuk befasohet portieri polak, Szczesny.

Në minutën e 83-të, Morata i pafat, nuk shënon nga një pozitë ideale. Spanjollët në pjesën e dytë përveç që humbën rastet, nuk e realizuan edhe penalltinë.

Suedia udhëheq në grupin E me 4 pikë, duke lënë pas Sllovakinë me 3, Spanjën 2 dhe Poloninë me 1 pikë. 

Spanja - Polonia 1:1
Stadiumi "de La Cartuja" në Sevilla.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Morata (25’) – Lewandowski (54’) .
Kartona të verdhë: Torres - Klich, Moder, Jozwiak, Lewandowski.
Spanja: Unai Simon, Laporte, Alba, Pau Torres, Marcos Llorente, Pedri, Koke (Sarabia 68’), Rodrigo, Morata (Oyarzabal 87’), Gerard Moreno (Ruiz 68’) dhe Dani Olmo (Torres 61’).
Polonia: Szczesny, Bednarek (Dawidowicz 85’), Glik, Bereszynski, Klich (Kozlowski 55’), Jakub Moder (Linetty 85’), Tymoteusz Puchacz, Jozwiak, Zielinski, Swiderski (Frankowski 67’) dhe Lewandowski.
Pesë minuta shtesë. 

88' Edhe më tej baras.

83' Morata i pafat, nuk shënon nga një pozitë ideale.

79' Morata në pozitë shumë të mirë, por nuk befasohet portieri polak.

77' Lojë me ritëm, Spanja sulmon por pa efekt deri me tash. 

 70' 20 minutat e fundit priten me emocione.

69’ Korneri i shtatë për Spanjën, Polonia mbrohet mirë.
Spanja – Polonia 1:1
Stadiumi "de La Cartuja" në Sevilla.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Kartona të verdhë: Klich, Moder, Jozwiak.
Shënues: Morata (25’) – Lewandowski (54’) .
Spanja: Unai Simon, Laporte, Alba, Pau Torres, Marcos Llorente, Pedri, Koke (Sarabia 68’), Rodrigo, Morata, Gerard Moreno (Ruiz 68’) dhe Dani Olmo (Torres 61’).
Polonia: Szczesny, Bednarek, Glik, Bereszynski, Klich (Kozlowski 55’), Jakub Moder, Tymoteusz Puchacz, Jozwiak, Zielinski, Swiderski (Frankowski 67’) dhe Lewandowski.
63' Spanja me ngulm e do golin sepse ky rezultat nuk i garanton kualifikim.

60' Dramë në Sevilla, Spanja në presion.

 57' Moreno godet nga penalltia dhe shtylla e djathtë ia mohon golin, fat për Poloninë.

56' Lojë me ritëm, Polonia mjaft e mirë. Penallti për Spanjën.

54' Lewandowski nga afërsia shënon dhe barazon rezultatin, 1:1.

 51' Spanja i do pikët sepse i duhen shumë, por Polonia me humbje i thotë lamtumirë Kampionatit Evropian.

48 Spanja përmes Moratës synon edhe golin e radhës.

46' Fillon pjesa e dytë. Mbi 20 mijë shikues në stadium.

Spanja po tregon lojë më të mirë se Polonia. 

Spanjollët janë në epërsi duke iu falënderuar golit të Moratës. 

Spanja u treguan shumë më e mirë në pjesën e parë dhe e cila synon me ngulm trepikëshin. 

Polonia hasi në vështirësi të mëdha.

Spanja – Polonia 1:0
Stadiumi "de La Cartuja" në Sevilla.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Kartona të verdhë: Klich.Shënues: Morata (25’).
Spanja: Unai Simon, Laporte, Alba, Pau Torres, Marcos Llorente, Pedri, Koke, Rodrigo, Morata, Gerard Moreno dhe Dani Olmo.
Polonia: Szczesny, Bednarek, Glik, Bereszynski, Klich, Jakub Moder, Tymoteusz Puchacz, Jozwiak, Zielinski, Swiderski dhe Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat