Kacper Kozlowski vendos rekord në Kampionatin Evropian

Futboll

Kacper Kozlowski vendos rekord në Kampionatin Evropian

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 23:41
Kacper Kozlowski

Futbollist i Polonisë, Kacper Kozlowski është bërë futbollisti më i ri në moshë që paraqitet në Kampionat Evropian.

Kozlowski, u inkuadrua në lojë në minutën e 55’ të ndeshjes në vend të Mateusz Klich.

Me inkuadrimin e tij mesfushori, ka thyer rekordin e Jude Bellingham duke u bërë futbollisti më të ri në moshë që paraqitet në “Euro 2020”.

Bellingham zhvilloi ndeshjen e parë në Kampionat Evropian në moshën 17 vjeçare e 349 ditë, ndërsa Kozlowski u paraqit sot në moshën 17 vjeçare e 246 ditë.

Polonia arriti ta fitojë një pikë sonte pasi ndali në barazim Spanjën 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat