Llumnica: Franca është favorite që ta fitojë këtë kampionat

Futboll

Llumnica: Franca është favorite që ta fitojë këtë kampionat

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 07:30
Ardian Lluminca

Njohësi i çështjeve sportive, Ardian Lluminca, ka thënë se Franca është favorite në letër që ta fitojë këtë Kampionat Evropian, por, sipas tij, nuk po luan si e tillë ndaj kundërshtarëve.

“Me Hungarinë pati probleme ku pranoi gol në vend që të shënojë dhe më pastaj u shfaqën probleme”, është shprehur Llumnica.

Ai ka komentuar edhe pozicionin e Mbappes që, sipas tij, ishte i gabuar sepse qëndroi shumë afër Benzemas dhe në këtë mënyrë atij nuk iu krijua hapësira.

“Një gjë që nuk më ka pëlqyer ndaj Hungarisë ishte se Mbappe ishte afër Benzemas dhe në këto raste ai nuk është shumë i rrezikshëm. Ai është i rrezikshëm kur ka hapësirë prej 10 metrash”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat