Behgjet Pacolli reagon pas golave të Shaqirit: Kudo që luajnë, kam respekt për çdo futbollist shqiptar

Futboll

Behgjet Pacolli reagon pas golave të Shaqirit: Kudo që luajnë, kam respekt për çdo futbollist shqiptar

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 22:21
Xherdan Shaqiri

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka komentuar paraqitjen e Xherdan Shaqirit dhe atë të Granit Xhakës përballë Turqisë, ku i pari sot shënoi dy herë për Kombëtaren e Zvicrës .

Pacolli ka thënë se ka respekt për çdo futbollist shqiptar pavarësisht se ku luan.

“Kudo që luajnë, unë kam respekt për çdo futbollist shqiptar! Kësaj radhe për Shaqirin dhe Xhakën!” është shprehur Pacolli.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 3-1 përballë Turqisë ku lojtari shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Xherdan Shaqiri, shënoi dy herë kundër turqve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat