Ousmane Dembele mungon ndaj Portugalisë shkaku i lëndimit

Futboll

Ousmane Dembele mungon ndaj Portugalisë shkaku i lëndimit

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 23:26
Ousmane Dembele

Sulmuesi Ousmane Dembele do jetë mungesa e madhe e Kombëtares së Francës në ndeshjen finale ndaj Kombëtares së Portugalisë.

Dembele hyri si zëvendësues në ndeshjen e fundit ndaj Hungarisë, ku pësoi lëndim në gju.

Mediumi i njohur francez L’Equipe, ka njoftuar se sulmuesi i krahut nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Portugalisë.

Shkaku i lëndimit, Dembele do humbasë ndeshjen ndaj Kampionit të Evropës, por do rikthehet në raundin 1/16, në rast që Franca do kualifikohet.

Franca ndeshjen ndaj Portugalisë do ta zhvillojë këtë të mërkurë, aty ku do mësohet se në cilën pozitë do të renditën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat