Argjentina merr kryesimin e Grupit A në Kupën e Amerikës

Futboll

Argjentina merr kryesimin e Grupit A në Kupën e Amerikës

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 08:32
Argjentina

Argjentina ka fituar 1-0 ndaj Paraguait në rrethin e tretë të Kupës së Amerikës.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë, argjentinasit kaluan në epërsi me anë të Alejandro Gomez që u asistua nga Angel di Maria.

Një tjetër shans i mirë për Argjentinën erdhi shtatë minuta më vonë, kur Lionel Messi tentoi të shënonte nga gjuajtja e lirë, mirëpo topi shkoi afër shtyllës së majtë.

Junior Alonso shënoi golin e barazimit për Paraguain në minutën e 45+1, por, atë e anuloi VAR-i për pozitë jashtë loje.

Në 45 minutat e dytë, ishte një lojë më shumë e baraspeshuar dhe rastet serioze munguan.

Ishte Argjentinas që e kishte iniciativën, mirëpo deri te konkretizimi i aksionit, gabonin në pasime dhe ato bllokoheshin nga mbrojtësit kundërshtar.

Argjentina është lider i Grupit A me shtatë pikë, Kili me pesë, Paraguai me tre, Uruguai me një dhe Bolivia ende pa pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat