Barcelona konsideron transferimin e Ronaldos

Futboll

Barcelona konsideron transferimin e Ronaldos

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 09:34
Messi dhe Ronaldo

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka vendosur një qëllim ambicioz, që është transferimi i Cristiano Ronaldos në verë.

Laporta dëshiron të bëj ‘çmendurinë’ te klubi katalunas, duke bashkuar dy rivalët e përbetuar, CR7 dhe Lionel Messi në një skuadër.

Sipas mediumit spanjoll, AS, Laporta është i gatshëm të ofrojë një lojtarë në shkëmbim te Juventusi për të sjellë Ronaldon në “Camp Nou”.

Antoine Griemzann, Philippe Coutinho dhe Sergi Roberto do jenë lojtarët e ofruar nga klubi blaugranas.

Ende nuk dihet nëse Ronaldo do ta pranonte këtë marrëveshje, duke marrë parasysh se ka kaluar nëntë vite te Real Madrid, duke fituar çdo trofe të mundshëm dhe bërë historinë në “Santiago Bernabeu”.

Ronaldo ka konfirmuar mundësinë e largimit nga Juventus këtë verë, derisa i interesuar për portugezin mbetet edhe PSG-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat