Prishtina sot takohet me Folgoren në raundin para kualifikues në Ligën e Kampionëve

Futboll

Prishtina sot takohet me Folgoren në raundin para kualifikues në Ligën e Kampionëve

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Prishtina do të përballet sot (e hënë) me Folgoren në kuadër të gjysmëfinales së raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 20:00, do të luhet në stadiumin Elbasan Arena në Shqipëri.

Kampioni i Superligës së Kosovës shihet si favoritë në letër dhe shpreson që të kalojë në finale të raundit preliminar.

Folgore e San Marino është një kundërshtar i panjohur për bardhëekaltërit, pasi nuk janë takuar më parë.

Në rast se triumfojnë në këtë takim, Prishtina do të mund të përballet me fituesin e duelit mes HB Torshavn e Inter Escaldes, që po ashtu fillon nga ora 20:00.

Nëse e kalon edhe këtë pengesë, atëherë klubi nga elita e futbollit kosovar do të ketë punë me Ferncvarosin në raundin e parë kualifikues në garën më të madhe për klube në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat