Prekazi: Modriq e bëri diferencën si një kapiten i vërtetë

Futboll

Prekazi: Modriq e bëri diferencën si një kapiten i vërtetë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 01:08
Futbollisti i “Ballkanit” Arbër Prekazi

Futbollisti i “Ballkanit” Arbër Prekazi, ka komentuar rreth ndeshjes së Kroacisë kundër Skocisë dhe paraqitjen e Luka Modriqit në këtë ndeshje.

Prekazi e ka cilësuar Modriqin si një kapiten të vërtetë, duke shtuar se ndërrimi i pozicionit ka ndikuar shumë në paraqitjen e tij.

“Sot ishte edhe një ndërrim i pozicionit të Modriqit, ishte lojtar pak më i lirë. Ndoshta atë ndërrimin e sulmuesit e ka bërë për shkak se edhe ata lojtarë që kanë luajtur janë shpenzuar. Sot Modriq e bëri diferencën si një kapiten i vërtetë – e mori skuadrën përpara edhe e kualifikoi në raundin tjetër”.

Ai po ashtu e cilësoi Skocinë si të lodhur fizikisht nga mbi motivimi.

“Megjithëse e patën përballë një Skoci e cila nga mbi motivimi nga ndeshjet e kaluara e ka dhënë 100 përqindëshin”, tha Prekazi.

Kroacia mposhti të martën Skocinë me rezultat 3:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat