Mbrëmje spektakolare, Gjermania, Portugalia dhe Franca kualifikohen 

Futboll

Mbrëmje spektakolare, Gjermania, Portugalia dhe Franca kualifikohen 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2021 Në ora: 21:34
Ronaldo feston

(E plotësuar)  - Mbrëmje spektakolare si në stadiumin "Puskas Arena" në Budapest si në “Allianz Arena” në Munih, në secilin stadium nga 4 gola.

Në Budapest Portugalia u nda baras (2:2) me Francën dhe në Munih Gjermania barazoi 2:2 me Hungarinë.

Hungarezët për 6 minutat e fundit mbeten jashtë Kampionatit Evropian. Gjermania, Portugalia dhe Franca kualifikohen në të tetën e finales, Hungaria eliminohet.

Image

Ndeshje  e bukur në stadiumin "Puskas Arena" në Budapest, para 60 mijë shikuesve, katër gola, tri prej tyre nga penaltitë, mes kampionit në fuqi të Evropës, Portugalisë dhe kampionit në fuqi të botës, Francës. 

Çiftet e tetës së finales

Me 26 qershor 
Uellsi-Danimarka 18.00
Italia - Austria 21.00

Me 27 qershor 
Holanda - Republika e Çekisë 18.00
Belgjika – Portugalia 21.00

Me 28 qershor 
Kroacia - Spanja 18.00
Franca – Zvicra 21.00

Me 29 qershor
Anglia – Gjermania 18.00
Suedia – Ukraina 21.00
Image

Franca përfundon në vend të parë në grupin F me gjithsej 5 pikë, pasojnë Gjermania 4, Portugalia 4 dhe Hungaria mbetet në kuotën e dy pikëve.  

Ronaldo me Portugalinë dhe Benzema me Francën, ishin në qendër të vëmendjes, secili realizoi nga dy gola. 

Në minutën e 27-të, portieri Lloris shkakton penallti, duke e goditur keq në fytyrë futbollistin Danilo. 

Lojtarët francez protestojnë por nuk ndryshon vendimi i gjyqtarit. Cristiano Ronaldo si gjithmonë i pagabueshëm nga penalltia, 1:0 për Portugalinë në minutën e 31-të.

Në fund të pjesës së parë, Kylian Mbappe pengohet dhe penallti për francezët. Karim Benzema i pagabueshëm nga penalltia duke barazuar rezultatin 1:1.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 48-të, Benzema del vetëm me portier dhe me gjakftohtësi shënon për 1:2.

Në minutën e 58-të, Kounte luan me dorë, ndërsa gjyqtari spanjoll Lahoz akordon penallti. Ronaldo edhe një herë u pagabueshëm nga penalltia, 2:2 në minutën e 60-të.

Pogba ishte i pafat në minutën e 68-të, goditja e tij nga rreth 25 metra qëllon shtyllat ku bashkohen, fat për Portugalinë. Pas pak portieri Patricio shpëton sërish gol, duke mbrojtur goditjen e Griezmannit.

Gjermania në finish barazon rezultatin 2:2 me Hungarinë dhe kualifikohet.

Në minutën e 11-të, Adam Szalai nga afërsia me kokë mposht portierin Neuer, 0:1 për Hungarinë.  

Image

Gjermani - Hungari

Në minutën e 66-të, Gjermania barazon rezultatin, falë Kai Havertz.

Në minutën e 68-të, Andras Schafer kalon sërish në epërsi hungarezët. Leon Goretzka në minutën e 84-të barazon rezultatin dhe e dërgon Gjermaninë më tutje.

Portugalia – Franca 2:2
Stadiumi "Puskas Arena" në Budapest.
Gjyqtar: A. Lahoz (Spanja).
Shënues: Ronaldo (31’-nga penalltia e 60’-nga penalltia) - Benzema (45+1’-nga penalltia e 48’).
Kartona të verdhë: Lloris, Griezmann, Hernandez, Kimpembe.
Portugalia: Rui Patricio, Nelson Semedo (Dalot 79’), Ruben Dias, Pepe, Guerreiro, Danilo (Palhinha 46’), Joao Moutinho (Neves 73’), Renato Sanches (Sergio Oliveira 89’), Bernardo Silva (Fernandes 72’), Cristiano Ronaldo, Diogo Jota.
Franca: Lloris, Kounde, Varane, Kimpembe, Hernandez (Digne 46’ – Rabiot 52’), Pogba, Kante, Tolisso (Coman 68’), Griezmann (Sissoko 87’), Mbappe, Benzema.

Gjermania – Hungaria 2:2
Stadiumi "Allianz Arena" në Munih.
Gjyqtar: S. Karasev (Rusia).
Shënues: Havertz (66’), Goretzka (84’) - Szalai (11’), Schafer (68’).
Kartona të verdhë: Gündogan - Fiola, Botka.
Gjermania: Neuer, Ginter (Volland 82’), Hummels, Rüdiger, Kimmich, Gündogan (Goretzka 58’), Kroos, Gosens (Musiala 82’), Havertz (Werner 67’), L. Sane, Gnabry (Muller 68’).
Hungaria: Gulacsi, Botka, Orban, At. Szalai, Nego, Fiola (Nikolics 88’), A. Nagy, Kleinheisler (Lovrencsics 89’), Schäfer, Ad. Szalai (Varga 82’), Sallai (Schon 74’).
87' Të dy ndeshjet baras, 2:2.

84' Leon Goretzka barazon rezultatin 2:2, Gjermania buzëqesh.

82' Lojë e bukur mes Portugalisë dhe Francës. Ndeshje  e bukur në stadiumin "Puskas Arena" në Budapest, para 60 mijë shikuesve, katër gola, tri prej tyre nga penaltitë.

79' Portugalia afër kualifikimit.

75' Portugalisë i shkon përshtati barazimi.

72' Spektakël në Budapest.

68' Pogba nga rreth 25 metra qëllon shtyllat ku bashkohen, fat për Portugalinë. Portieri Patricio mbron goditjen e Griezmann.

68' Çfarë po ngjan në Munih. Hungaria sërish në epërsi (1:2), me golin e Andras Schafer.

66' Gjermania barazon rezultatin, kthehet qetësia.Futbollisti Kai Havertz me dinarinë realizon për 1:1.

60' Ronaldo shënon golin e dytë, sërish nga penalltia dhe barazon rezultatin 2:2.

58' Kounde luan me dorë, gyjqtari akordon penallti.

58' Gjermania ende në disavantazh.

55' Portugalia me këtë rezultat paketon valixhet.

51’ Lojë e fortë në Budapest, Portugalia në panik, sepse ky rezultat aspak nuk i konvenon.

Portugalia – Franca 1:2
Stadiumi "Puskás Arena" në Budapest.
Gjyqtar: A. Lahoz (Spanja).
Shënues: Ronaldo (31’-nga penalltia) – Benzema (45+1’-nga penalltia e 48’).
Kartona të verdhë: Lloris, Griezmann, Hernandez.
Portugalia: Rui Patricio, Nelson Semedo, Ruben Dias, Pepe, Guerreiro, Danilo (Palhinha 46’), Joao Moutinho, Renato Sanches, Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota.
Franca: Lloris, Kounde, Varane, Kimpembe, Hernandez (Digne 46’), Pogba, Kante, Tolisso, Griezmann, Mbappe, Benzema.

Gjermania – Hungaria 0:1
Stadiumi "Allianz Arena" në Munih.
Gjyqtar: S. Karasev (Rusia).
Shënues: Szalai (11’).
Kartona të verdhë: Gündogan - Fiola, Botka.
Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels, Rüdiger, Kimmich, Gündogan, Kroos, Gosens, Havertz, L. Sane, Gnabry.
Hungaria: Gulacsi, Botka, Orban, At. Szalai, Nego, Fiola, A. Nagy, Kleinheisler, Schäfer, Ad. Szalai, Sallai.

49' Gjermania kërkon me ngulm barazimin. Karim Benzema del ivetmuar dhe shënon, 1:2 për Francën. 

46' Fillojnë pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesët e para. Portugalia – Franca 1:1, Gjermania – Hungaria 0:1.

Në minutën e 27-të, portieri Lloris shkakton penallti. Lojtarët francez protestojnë por nuk ndryshon vendimi i gjyqtarit.

Cristiano Ronaldo si gjithmonë i pagabueshëm nga penalltia, 1:0 për Portugalinë në minutën e 31-të.

Në fund të pjesës së parë, Kylian Mbappe pengohet dhe penalltia për francezët. Karim Benzema i pagabueshëm nga penalltia duke barazuar rezultatin 1:1.

Në minutën e 11-të, Adam Szalai nga afërsia me kokë mposht portierin Neuer, 0:1 për Hungarinë.  

Portugalia – Franca 1:1
Stadiumi "Puskás Arena" në Budapest.
Gjyqtar: A. Lahoz (Spanja).
Shënues: Ronaldo (31’-nga penalltia) – Benzema (45+1’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Lloris, Griezmann, Hernandez.
Portugalia: Rui Patricio, Nelson Semedo, Ruben Dias, Pepe, Guerreiro, Danilo Pereira, Joao Moutinho, Renato Sanches, Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota.
Franca: Lloris, Kounde, Varane, Kimpembe, Hernandez, Pogba, Kante, Tolisso, Griezmann, Mbappe, Benzema.

Gjermania – Hungaria 0:1
Stadiumi "Allianz Arena" në Munih.
Gjyqtar: S. Karasev (Rusia).
Shënues: Szalai (11’).
Kartona të verdhë: Gündogan - Fiola, Botka.
Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels, Rüdiger, Kimmich, Gündogan, Kroos, Gosens, Havertz, L. Sane, Gnabry.
Hungaria: Gulacsi, Botka, Orban, At. Szalai, Nego, Fiola, A. Nagy, Kleinheisler, Schäfer, Ad. Szalai, Sallai.

45+1' Karim Benzema shënon nga penalltia, 1:1.

45' Mbappe pengohet dhe penallti.

44' Ronaldo trondit francezët! Gjermania në presion të madh.

42' Gjermania ende nuk po arrin të barazojë.

40' Lojë e hapur mes Portugalisë dhe Francës.

37’ Atmosferë fantastike në Budapest, Ronaldo me Portugalinë janë të qetë.

35' Gjermania në presion të rezultatit.

33' Kampioni në fuqi i Evropës, Portugalia, po e tregon fuqinë ndaj kampionit të botës, Francës.

30’ Cristiano Ronaldo i pagabueshëm nga penalltia, 1:0 për Portugalinë.

27’ Portieri Lloris shkakton penallti. 

Portugalia – Franca 1:0
Stadiumi "Puskás Arena" në Budapest.
Gjyqtar: A. Lahoz (Spanja).
Shënues: Ronaldo (30’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Lloris.
Portugalia: Rui Patricio, Nelson Semedo, Ruben Dias, Pepe, Guerreiro, Danilo Pereira, Joao Moutinho, Renato Sanches, Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota.
Franca: Lloris, Kounde, Varane, Kimpembe, Hernandez, Pogba, Kante, Tolisso, Griezmann, Mbappe, Benzema.
27' Penallti për Portugalinë.

24’ Pak kush ka pritur se hungarezët do të avancojnë në Munih, por kjo është bukuria e futbollit.

Portugalia – Franca 0:0
Stadiumi "Puskás Arena" në Budapest.
Gjyqtar: A. Lahoz (Spanja).
Portugalia: Rui Patricio, Nelson Semedo, Ruben Dias, Pepe, Guerreiro, Danilo Pereira, Joao Moutinho, Renato Sanches, Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota.
Franca: Lloris, Kounde, Varane, Kimpembe, Hernandez, Pogba, Kante, Tolisso, Griezmann, Mbappe, Benzema.

Gjermania – Hungaria 0:1
Stadiumi "Allianz Arena" në Munih.
Gjyqtar: S. Karasev (Rusia).
Shënues: Szalai (11’).
Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels, Rüdiger, Kimmich, Gündogan, Kroos, Gosens, Havertz, L. Sane, Gnabry.
Hungaria: Gulacsi, Botka, Orban, At. Szalai, Nego, Fiola, A. Nagy, Kleinheisler, Schäfer, Ad. Szalai, Sallai.
 

22' Gjermania ka shtuar presionin. Hungaria avancon me golin e Adam Szalai.  

18' Portugalia po orvatet me mish e shpirt.

16' Hungaria po fiton me rezultat 1:0 ndaj Gjermanisë, ky rezultat i çon në shtëpi gjermanët.

14' Portugalia dhe Franca pa gola.

12' Franca bën presion mbi kampionin në fuqi të Evropës

11'  Szalai kalon në epërsi Hungarinë.

9' Portugalia po ka vështirësi ndaj Francës mjaft të mirë.

 7' Spanja kryeson me 4 pikë, pasojnë Gjermania 3, Portugallia 3, Hungaria 1 pikë.

5' Gjermania kërkon fitoren e kualifikimit.

3' Dy ndeshje të forta, përveç Franca që e ka të sigurt kualifikimin.

1' Fillojnë ndeshjet.

Zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve përkatësisht në grupin F.

Portugalia ndeshet me Francën dhe Gjermania me Hungarinë. 

Sonte
Portugalia - Franca

Stadiumi "Puskás Arena" në Budapest.
Gjyqtar: A. Lahoz (Spanja).
Portugalia: Rui Patricio, Nelson Semedo, Ruben Dias, Pepe, Guerreiro, Danilo Pereira, Joao Moutinho, Renato Sanches, Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota.
Franca: Lloris, Kounde, Varane, Kimpembe, Hernandez, Pogba, Kante, Tolisso, Griezmann, Mbappe, Benzema.

Gjermania – Hungaria
Stadiumi "Allianz Arena" në Munih.
Gjyqtar: S. Karasev (Rusia).
Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels, Rüdiger, Kimmich, Gündogan, Kroos, Gosens, Havertz, L. Sane, Gnabry.
Hungaria: Gulacsi, Botka, Orban, At. Szalai, Nego, Fiola, A. Nagy, Kleinheisler, Schäfer, Ad. Szalai, Sallai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat