Tirana, ekipi fitues i Kategorisë Superiore U-15

Futboll

Tirana, ekipi fitues i Kategorisë Superiore U-15

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 12:41
Tirana, ekipi fitues i Kategorisë Superiore U-15

Tirana është shpallur sot ekipi fitues i Kategorisë Superiore U-15 për edicionin 2020-2021. Skuadra kryeqytetase arriti të triumfojë pasi mposhti në një finale emocionuese Internacional Tiranën me rezultatin 2-1 pas një 90-minutëshi të luftuar të luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” të Tiranës.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazimin e bardhë 0-0, me Internacionalin qe ishte superior në fushën e lojës, duke pasur superioritet në kontrollin e topit dhe duke arritur të krijojë disa raste për shënim.

Rastin më të pastër për të kaluar në avantazh, portokallinjtë e patën në minutën e 32 me anë të Dejvi Muçës, i cili goditi penalltinë e fituar nga Patushi. Tirana reagon dhe i shkon shumë afër avantazhit me Allmuçën në minutën e fundit të pjesës së parë, ku pasi driblon 3 kundërshtar i vetëm me portierin godet shtyllën dhe topi shkon jashtë. Fraksioni i dytë i lojës nis me dy zëvëndësime, me Tiranën që largon Hidën për Frashërin dhe Internacionali Malajn për Bushatin.

Tirana ekuilibron lojën dhe në minutën e 41-të kalon në avantazh me Bamin që ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga 25 metra.

Loja kontrollohet nga Tirana dhe trajneri i Internacionalit ndërhyn duke larguar Bastarin dhe aktivizuar Cahanin. Zëvëndësimet japin rezultat dhe Internacionali ngushton diferencën me golin e 58-të me Boden që shënon nga një goditje dënimi. Tirana 2 minuta më pas shënon golin e tretë por asistenti sinjalizon për pozicion jashtë loje. Pavarësisht  përpjekjeve nga të dy skuadrat rezultati nuk ndryshon deri në fund dhe Tirana fiton trofeun.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e organizuar nga FSHF me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Vasil Bicin, që i dorëzoi medaljet dhe trofeun ekipit kryeqytetas.

Tirana: Dollaku, Gjoka, Çelhaka, Dashi, Vela, Bami, Allmuça, Krajka, Babe, Hida dhe Roshi.

Internacional: Kola, Bastari, Marinaj, Belloj, Bode, Patushi, Metaj, Muça, Malaj, Metalia, Iljazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat