Media boshnjake: Vllaznia solli një lojtar me një pagë që lojtarët e Shiroki Brijeg vetëm do e ëndërronin

Futboll

Media boshnjake: Vllaznia solli një lojtar me një pagë që lojtarët e Shiroki Brijeg vetëm do e ëndërronin

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:08
Media boshnjake: Vllaznia solli një lojtar me një pagë që lojtarët e Shiroki Brijeg vetëm do e ëndërronin

Vlaznia ka bërë goditjen e bujshme në merkato, duke arritur marrëveshjen me Liridon Latifin.

Sulmuesi shqiptar rikthehet në Shqipëri pas një eksperience të pasur edhe jashtë vendit. Por afrimi i ri i ka dhënë efektet e para, teksa në Bosnje dhe Hercegovinë kanë nisur të tremben.

Media boshnjake “Jabuka.tv“ e hap artikullin e saj me titullin: “Vllaznia solli një lojtar me një pagë që lojtarët e Shiroki Brijeg vetëm do e ëndërronin“.

Shiroki Brijeg do të jetë rivali i shkodranëve në turin e parë të Ligës së Konferencës, por duket se diferencat në buxhet midis tyre janë të dallueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat