Prishtina pëson tre gola në 19 minuta e fundit në Champions League

Futboll

Prishtina pëson tre gola në 19 minuta e fundit në Champions League

Nga: K.G. Më: 6 korrik 2021 Në ora: 17:13
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) -  Prishtina dorëzohet në 19 minutat e fundit, duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Ferencvaros, në takimin e parë të rrethit të parë eliminator të Champins League, që u zhvillua në Budapest të Hungarisë.

Deri në minutën e 71-të, rezultati ishte 0:0 por në 19 minuta e fundit thuajse i “lëshoi forca” kampionit e Kosovës, duke pësuar tre gola për 6 minuta (71’ - 77’). 

Në minutën e 17-të, tërthorësja shpëton Prishtinën nga pësimi i golit të parë. Gjuajtja e mesfushorit Kharatin në hyrje të zonës, u ndal në tërthorëse.

10 minuta (35’)pa përfunduar pjesa e parë, Prishtina pati rast të artë. ' Oto John i vetëm me portierin, gjuajtja e sulmuesit shkoi ngjitur me shtyllën.

Pjesa e dytë ishte fatale për Prishtinën, sidomos në 19 minutat e fundit, ku pësuan tre gola. golat i shënuan Tokmac Nguen (71’), Ryan Mmaee (74’) e Miha Blaziç (77’).

Sfida e kthimit luhet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtina, ku Prishtinën e pret punë shumë e vështirë për të përmbysur këtë rezultat ndaj kampionit të Hungarisë.

Ferencvaros – Prishtina 3:0
Stadiumi “Groupama Arena”, Budapest.
Gjyqtar: D. Munro (Skocia).
Shënues: Nguen (71’), Mmaee (74’), Blaziç (77’).
Kartona të verdhë: Mak, Dibuzs - B. Krasniqi, Zyba, Hoti, Lilaj, Mici.
Ferencvaros: Dibuzs; Wingo, Blaziç, Dvali, Cvic; Siger, Kharatin (Vecsei 89’), Nguen; Uzuni, Boli dhe Mak (Somalia 79’).
Prishtina: Nika, B. Krasniqi B. Krasniqi (Bardhoku 80’), Bekteshi, Zyba, Mici, Boshnjaku (Mankenda (70’), Lilaj, E. Krasniqi, Hoti (Shabani 80’), Kryeziu dhe John (Tolaj 81’).

77' Miha Blaziç thellon rezultatin 3:0 të Ferencvarosit.

74' Prishtina pëson edhe një gol, Ferencvarosh, 2:0. Autor i golit Ryan Mmaee. 

Ferencvaros – Prishtina 3:0
Stadiumi “Groupama Arena”, Budapest.
Gjyqtar: D. Munro (Skocia).
Shënues: Nguen (71’), Mmaee (74’), Blaziç (77').
Kartona të verdhë: Mak, Dibuzs - B. Krasniqi, Zyba, Hoti, Lilaj.
Ferencvaros: Dibuzs; Wingo, Blaziç, Dvali, Cvic; Siger, Kharatin, Nguen; Uzuni, Boli dhe Mak.

Prishtina: Nika, B. Krasniqi B. Krasniqi, Bekteshi, Zyba, Mici, Boshnjaku (Mankenda (70’), Lilaj, E. Krasniqi, Hoti, Kryeziu dhe John.
Në minutën e 71-të, Tokmac Nguen kalon në epërsi (1:0) Ferencvarosin kundër Prishtinës.

Përfundon pjesa e parë mes Ferencvaros dhe Prishtina. Rezultat befasues, 0:0.

Përfundon pjesa e parë pa gola. Vendasit qëlluan traversën me Haratin (17'), kurse Prishtina humbi rastin e jashtëzakonshëm me Johnin e vetmuar me portier (35')

Prishtinapo tregon lojë të mirë.  

17′ Tërthorsja shpëton Prishtinën nga pësimi i golit të parë. Gjuajtja e mesfushorit Kharatin në hyrje të zonës, u ndal në traversën e portës të mbrojtur nga portieri Nika.

35' Oto John i Prishtinës, i vetëm me portierin. Gjujajta e sulmuesit bardheblu ka përfunduar ngjitur me shtyllën.

Prishtina është gati për sfidën me ekipin Ferencvaros, në kuadër të rrethit eliminator të Champions League.

Ndeshja luhet sot në orën 18.00, një sfidë e vështirë për kampionin e Kosovës.

Bardhekaltrit synojnë rezultat pozitiv në Budapest.

Edhe një orë na ndajnë nga sfida mes Ferencvaros dhe Prishtinës.

Ferencvarosh - Prishtina

Ferencvaros: Dibuzs; Wingo, Blaziç, Dvali, Cvic; Siger, Kharatin, Nguen; Uzuni, Boli dhe Mak.

Prishtina: Nika, B. Krasniqi, Bekteshi, Zyba, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E. Krasniqi, Hoti, Kryeziu dhe John.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat