Hapet “Olimpico” për 16 mijë tifozë italianë

Futboll

Hapet “Olimpico” për 16 mijë tifozë italianë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 12:49
Hapet “Olimpico” për 16 mijë tifozë italianë

Një ekran gjigant brenda një stadiumi olimpik, i hapur për 16 mijë njerëz, për të marrë pjesë në finalen e “Euro 2020”, të cilën Italia do të luajë në “Wembley” të dielën e 11 korrikut, kundër njërit mes Anglisë dhe Danimarkës.

Ky është propozimi i paraqitur nga Virginia Raggi gjatë prezantimit të “Acea Run Rome The Marathon”.

“Unë jam në kontakt me prefektin, – thotë kryetarja e Bashkisë së Romës, – sepse po vlerësojmë nëse do të hapim stadiumin olimpik, gjithmonë brenda kufijve të lejuar, me 20% të kapacitetit për publik.

Kjo, në funksion të tifozëve italianë, për të parë finalen e “Euro 2020”. Nëse kushtet janë të përshtatshme, romakët do të kenë mundësinë ta shikojnë ndeshjen e Italisë në stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat