​Real Madridi kërkon yllin që shkëlqeu në Euro 2020

Futboll

​Real Madridi kërkon yllin që shkëlqeu në Euro 2020

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Mesfushori i Sampdorias dhe i Danimarkës Mikkel Damsgaard është bërë subjekt i interesimit nga Real Madridi, raporton “Tuttosport”.

“Los Blancos” po planifikojnë një sulm për 21-vjeçarin në afatin kalimtar veror pas paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme në Euro 2020 me Danimarkën duke arritur deri në gjysmëfinale, përcjellë KosovaPress.

Barcelona, Liverpooli, Evertoni, Milani, Interi, Juventus dhe Roma janë gjithashtu të interesuara për Damsgaard.

Por Sampdoria do të përpiqet të mbajë mesfushorin krijues edhe për një vit më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat