Shqiptari shënon het-trik për kampionin e Hungarisë, fatal për Prishtinën

Futboll

Shqiptari shënon het-trik për kampionin e Hungarisë, fatal për Prishtinën

Nga: K.Goca Më: 13 korrik 2021 Në ora: 20:59
Pamje nga ndeshja

Reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, u tregua i papërmbajtshëm për kampionin e Kosovës, Prishtinën.

Uzuni shënoi het-trik për fitoren e kampionit të Hungarisë, Ferencvaros, me rezultat 3:1 ndaj Prishtinën, në takimin e kthimit të rrethit të parë të Champions League, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ferencvarsoh fitoi edhe takimin e parë me 3:0 në Budapest dhe me rezultat të përgjithshëm 6:1 kualifikohet në rrethin e dytë.

Uzuni ishte në ditën më të mirë, lojtar i ndeshjes, duke realizuar në 49-të, 80’ e 86’. 

Mendurim Hoti shënoi me kokë pas harkimit të Shabanit në minutën e 67-të, por ky gol nuk mjaftoi për rezultat pozitiv.

Prishtina eliminohet nga Championsi por vazhdon rrugën në rrethin e dytë të Conference League.

Prishtina – Ferencvaros 1:3
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gyjqatr: L. Koprowa (Luksemburgu).
Shënues: Hoti (67’) - Uzuni (49’, 80’ e 86’).
Kartona të verdhë: Boshnjaku – Somalia.
Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Zyba (Hoti 52’), Bekteshi, Mici, Lilaj (Bardhoku 64’), Boshnjaku, E.Krasniqi, Mankenda, John (Shabani 60’), Kryeziu.
Ferencvaros: Dibusz, Wingo, Mmaee, Blazhiq, Civic, Somalia (Vecsei 69’), Kharatin, Nguen (Baturina 89’), Uzuni (Rexhiq 88’), Mmaee (Siger 70’), Mak (Zubkov 61’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat