Deçiqi nga Tuzi apo Drita nga Gjilani do të ballafaqohen me ekipin e famshëm holandez? 

Futboll

Deçiqi nga Tuzi apo Drita nga Gjilani do të ballafaqohen me ekipin e famshëm holandez? 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2021 Në ora: 12:16
Deçiqi nga Tuzi apo Drita nga Gjilani do të ballafaqohen me ekipin e famshëm holandez? 

Deçiqi nga Tuzi apo Drita nga Gjilani do të ballafaqohen me ekipin e famshëm holandez, Feyenordi?

Sonte në orën 20.45, skuadra shqiptare Deçiqi ndeshet me Dritën, nënkampionin e Kosovës. 

Finalisti i Kupës së Malit të Zi luan ndeshjen si vendas në Podgoricë, në kuadër të rrethit të parë të ndeshjes së kthimit të Conferencen League. 

“Që të ndodhë kjo, lojtarët e Deçiqit duhet të mposhtin Dritën sonte (20:45), pas humbjes (2:1) në Prishtinë për të kaluar në raundin e dytë të kualifikimeve për Conference League. 

Atyre iu duhet një fitore minimale për të shkuar në kohën shtesë ose një triumf me dy gola dallim për t’u takuar me ekipin e famshëm holandez, Feyenord.

Pas debutimit evropian në Prishtinë, ku lanë një përshtypje të mirë, tuzjanët u stërviten fortë dhe u përgatitën për ndeshjen vendimtare, e cila do të japë një përgjigje nëse udhëtimi i tyre në hartën evropiane do të zgjasë të paktën edhe dy javë të tjera”, shkruan media malazeze “Pobjeda”.

“Një ndeshje e vështirë na pret”, tha mes të tjera Jovan Nikoliq, lojtar i ekipit të parë të Deçiqit.

Që nga ky sezon, goli jashtë fushës nuk ka vlerë. 

“Ndoshta Drita si emër nuk është një rival tërheqës për publikun tonë, por ne nuk duhet t'i shikojmë ata si një ekip nga Kosova, as t'i nënvlerësojmë, sepse ata me të vërtetë kanë një ekip të mirë dhe cilësor. Kur shikoni stafin që luan, ata patjetër që përfaqësojnë një ndërthurje të rinisë dhe përvojës”, - shpjegoi Nikoliq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat