Allegri fton Mauro Icardin te Juventus

Futboll

Allegri fton Mauro Icardin te Juventus

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 19:01
Allegri fton Mauro Icardin te Juventus

Mauro Icardi e ka të vështirë të jetë një titullar fiks i PSG-së, duke marrë parasysh konkurrencën e madhe në repartin ofensiv të skuadrës së Mauricio Pochettinos.

Sulmuesi argjentinas ndjen mall për Serie A dhe dëshiron të transferohet te Juventusi. Agjenti i 28-vjeçarit ka pasur një takim me Max Allegrin.

Footmercato shkruan se trajneri i Juventusit ka shprehur dëshirën e tij për të pasur Icardin nën urdhra. Pëlqimi është i përbashkët, teksa edhe PSG shpreson ta shesë goleadorin latin.

Emri i Icardit lidhet në çdo seksion merkatoje me rekordmenët e futbollit italian, por kjo verë duket e duhura për rikthimin e futbollistit në Serie A.

Dy klubet duhet të gjejnë akordin ekonomik për një lëvizje që do i linte të gjithë të kënaqur. Ndërkohë, PSG ka firmosur kontratën e parë me Mathyas Randriamamy, portierin 18-vjeçar nga Madagaskari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat