Shtëpia e Hilmi Berishës u shndërrua në shtëpi të sportit gjatë okupimit kundër pushtuesit serb

Futboll

Shtëpia e Hilmi Berishës u shndërrua në shtëpi të sportit gjatë okupimit kundër pushtuesit serb

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2021 Në ora: 15:14
Hilmi Berisha me të badha gjatë një takimi me Hadi Mehmetin

Dikush lëshoi arat pjellore në fusha të futbollit, dikush shtëpitë në institucione sportive, secili kontriboi në formën e vet për të mbajtur gjallë sportin, duke iu kundërvu pushtuesit serb në vitet e 90-ta (1991-1999).   

Askush nuk kurseu nga vetja për sportin dhe shtetin e Kosovës, fare nuk u mërzitën për kërcënimet e llojllojshme të regjimit serb.

Ndër ta ishte edhe Hilmi Berisha, që shtëpia e tij u shndërrua në shtëpi të sportit gjatë okupimit.
Hilmiu dha gjithçka nga vetja. 

Ish sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë vitit 1994-1995, Hadi Mehmeti, kontribues i madh në kohërat më të vështira, kur kujton at periudhë dhe Hilmiun, ka shumë emocione, sa i rrjedhin edhe lotët!  

“Vitet shkojnë por kujtimet mbesin! 11 vite pa shokun tim Hilmi Berisha! E si mos të me kujtohen këshillat tuaja o shoku im?! Si të harrohet kontributi yt në sport të cilit i dhe çdo gjë nga vehtja, duke mos kursyer edhe kafshatën e fundit, duke rrezikuar çdo gjë veç që të na realizohen ëndrrat. Si të harrohet shtëpia e juaj e cila u shndrru ne shtëpi të sportit?!

Këshillat tuaja ishin të zakonshme , të përditëshme. Si student me përkrahe çdo herë, me afrove afër dhe s'u larguam kurr atëherë e as sot.....! Çdo herë në vendin e njëjtë e pi kafen e mëngjesit  , pa  Ty vetëm fizikisht! Veprat tuaja janë të pavdekshme shoku im! Pusho në paqë!”, shkruan Mehmeti në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat