Gabriel Jesus objektivi kryesor i Juventusit

Futboll

Gabriel Jesus objektivi kryesor i Juventusit

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 16:39
Gabriel Jesus

Gjiganti italian ka shprehur interesim për Gabriel Jesus.

Sipas ‘Calciomercato’, Juventusi e ka bërë prioritet transferimin e Jesus gjatë afatit kalimtar të verës.

Raportohet se “Zonja e Vjetër”, po synon me ngul transferimin e sulmuesit dhe tashmë ka nisur kontaktet me drejtuesit e Man City.

‘Bianconerët’, dëshirojnë të sjellin në ekip dyshen Manuel Locatelli – Jesus që të përforcojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Thuhet se ‘Citizens’ po kërkojnë rreth 60 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet futbollistin e tyre, ndërsa gjiganti italian dëshiron ta huazoj atë me të drejtë blerje vitin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat