Presidenti i Craiovës 'kërcënon' lojtarët për skuadrën shqiptare...

Futboll

Presidenti i Craiovës 'kërcënon' lojtarët për skuadrën shqiptare...

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 09:07
Presidenti i Craiovës 'kërcënon' lojtarët për skuadrën shqiptare...

Fitorja e Laçit kundër Craiovas ka shkaktuar “tërmet” të madh në Rumani. Reagimi i tifozëve ishte i menjëhershëm për ta cilësuar si skandaloze dhe turpëruese humbjen e marrë në Shqipëri. Nga krahu tjetër presidenti i klubit, Sorin Cartu, nuk e mendoi dy herë për të shkarkuar trajnerin grek Ouzounidis.

Përplasjet me ish-teknikun e Craiovas kishin nisur më herët pasi nuk pranonte propozimet e presidentit për afrimin e disa lojtarëve në merkato. Gjithçka shpërtheu pas humbjes me Laçin, ndërsa tanimë presidenti i ekipit rumun ka ‘kërcnuar” futbollistët se i pret i njëjti fund nëse nuk shylejnë gabimin në ndeshjen e kthimit.

“Nuk duhet shkarkuar trajneri që ka fituar Kupën dhe Superkupën.

Por erdhi një situatë që nuk e donim, jemi në moment të vështirë. Kemi besuar te projekti, që të shkonim sa më larg. Nuk mund të zgjedhim një trajner në mënyrë rastësore tani dhe për këtë arsye do të punojë me ekipin Dragos Bon. Ju e dini si funksionon, në ndeshjen me Laçin edhe futbollitët duhet të dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe se çfarë përgjegjësish kanë. Askush nuk e mendonte se do të ndërronim trajnerin.

Kështu erdhën ngjarjet. Në ndeshjen me Laçin, deri në minutën e 35 askush nuk do e mendonte që Laçi do të shënonte golin e parë”, tha Sorin Cartu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat