Skuadra nga kryeqyteti shqiptar ende beson në përmbysje

Futboll

Skuadra nga kryeqyteti shqiptar ende beson në përmbysje

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 13:20
Skuadra nga kryeqyteti shqiptar ende beson në përmbysje

Lukas Kardozo ishte një nga lojtarët më aktivë të Partizanit të Tiranës në ndeshjen kundër Bazelit, duke u munduar të tregohej i rrezikshëm për skuadrën e tij.

Rastet arriti t’i krijojë, por finalizimi i sulmuesit brazilian mungoi. Të kuqtë u mposhtën me rezultatin 3-0 përballë një ekipi që dominoi totalisht në fushën e blertë.

Pas ndeshjes Kardozo ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku duket mjaft i motivuar për sfidën e ardhshme.

Në faqen e tij, Kardozo shkroi: “Është gjithmonë e rëndësishme të besosh që ëndrrat mund të bëhen realitet, ku qielli është limiti dhe ti je i pamposhturi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat