Ballkani përgatitet në Turqi

Futboll

Ballkani përgatitet në Turqi

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 19:58
Ballkani përgatitet në Turqi

Ballkani, është duke vazhduar fazën përgatitore para nisjes së edicionit të ri 2021/22.

Portokallinjët me anë të një postimi kanë njoftuar se nesër do të udhëtojnë për Turqi, aty ku edhe do të zhvillojnë fazën përgatitore të fundit para fillimit të kampionatit.

Therandasit do të qëndrojë në qytetin e Kayserit, ku lartësia 1500 metra mbi nivelin e detit, do t’i mundësojë skuadrës të stërvitet në kushte optimale klimatike.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Turqi, të besuarit e Bekim Isufit do t’i zhvillojnë tri miqësore, e njërën prej tyre me skuadrën e Superligës turke.

“Në tokën turke, ekipi do të zhvillojë edhe tri ndeshje miqësore ku fillimisht do të përballet me Kayserispor, ekip ky që militon në Superligën turke. Pas fazës së suksesshme në Mavrovë, ekipi do të mbyllë përgatitjet në Turqi”, thuhet në njoftimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat