Prishtina përballet me Connah’s Quay Nomads

Futboll

Prishtina përballet me Connah’s Quay Nomads

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Skuadra e Prishtinës do të kërkojë të avancojë tutje në kuadër të Europa Conference League.

Prishtina do të përballet me skuadrën Connah’s Quay Nomads në Uells në kuadër të kualifikimeve të Europa Conference League.

Kryeqytetasit hyjnë në këtë takim të relaksuar sepse në stadiumin “Fadil Vokrri” ata triumfuan me rezultatin 4-1.

Prishtinës i mjafton të mos humb me tri gola dallim, gjë që do të ishte e vështirë të ndodhte.

Në rast të avancimit tutje, Prishtina do të përballet me fituesin e duelit, Valur-Bodo.

Ndeshja do të nis në orën 20:00 në “Park Avenue” në Uells.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat