Dy persona shtrohen në spital me Covid-19

Futboll

Dy persona shtrohen në spital me Covid-19

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 13:50
Dy persona shtrohen në spital me Covid-19

Dy persona, emrat e të cilëve nuk janë konfirmuar ende, pjesë e delegacioneve zyrtare olimpike që kanë mbërritur në Olimpiadë, janë shtruar në spital, në Tokio, pas infektimit me Covid-19.

Lajmin e konfirmuan organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, duke sqaruar se gjendja e tyre shëndetësore nuk është e rëndë.

Gjithsesi, shtrimi i tyre është një masë paraprake.

Këto janë dy rastet e para të infektimit me koronavirus në Fshatin Olimpike që përfundojnë në spital, që nga 23 korriku, kur ka nisur Olimpiada. Sot zhvillohet dita e 6-të e Olimpiadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat