Baseli ‘’tremb’’ Partizanin me dy shqiptarë

Futboll

Baseli ‘’tremb’’ Partizanin me dy shqiptarë

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 19:02
Baseli ‘’tremb’’ Partizanin me dy shqiptarë

Duke filluar nga ora 20:00, Partizani do të presë në ‘’Elbasan Arena’’ rivalët e Bazelit, për sfidën e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës do të kërkojë të pamundurën përballë një rivali shumë të fortë pas disfatës në ndeshjen e parë ku zviceranët fituan me rezultatin e pastër 3-0. Daja ka zgjedhur të njëjtin formacion si në sfidën e kaluar, me të vetmin ndryshim në mesfushë ku në vend të Herald Markut të dëmtuar do e zërë mesfushori tjetër Arinaldo Rrapaj.

Sulmi i është besuar dy brazilianëve Lukas Kardozo dhe Stenio Zhunior, ndërsa në qendër do të vendoset talenti Tedi Cara. Nga ana tjetër. Bazeli do të rreshtohet me një formacion 4-2-3-1, ku Xhaka dhe Zhegrova do ta nisin si titullarë. Në sfidën e parë, Zhegrova e nisi nga stoli, por paraqitja e mirë pas zëvendësimit, e bëri zgjedhje të parë në sfidën e sotme tek trajneri Patrik Rahmen.

Sa i përket tifozëve, priten rreth 4 mijë mbështetës të Partizani në ”Elbasan Arena”, pasi interesi ka qenë vërtetë i lartë këto ditë për të ndjekur nga afër sfidën e ”demave të kuq” me Bazelin.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI- Hoxha, Gligorov, Damçevski, Belica, Shehi, Bardhi, Murataj, Rrapaj, Lukas Kardozo, Tedi Cara, Senio Zhunior, Trajner: I.Daja

BAZELI- Lidner, Pelmard, Frei, Djiga, Lang, Xhaka, Kuintila, Stoker, Palasios, Zhegrova, Kabral, Trajner: P.Rahmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat