Media holandeze e befasuar me ekipin e Kosovës: Til shmangu turpin!

Futboll

Media holandeze e befasuar me ekipin e Kosovës: Til shmangu turpin!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2021 Në ora: 22:41
Media holandeze e befasuar me ekipin e Kosovës: Til shmangu turpin!

Drita nga Gjilani, nënkampion i Kosovës, fati sportiv e eliminoi nga Conference League, ndërsa gjiganti holandez Feyenoordi, me fat shkoi në rrethin e tretë, duke fituar me rezultat 3:2 në çastet e fundit.    

“Nuk ishte gjithçka e thjeshtë, sonte në stadiumin në ‘Kuip’. Në të kundërtën, Feyenoord u trondit”, shkruan media holandeze “Algemeen Dagblad”.

"E mrekullueshme të përjetosh një ndeshje kaq të çmendur", thotë Til, menjëherë pas lojës në të cilën ai personalisht me tre gola shmangu një turp të ekipit të Roterdamit.

Kjo e bën atë lojtarin e parë të Feyenoordit në 25 vjet që shënon tre gola në një garë evropiane.

“Unë jam jashtëzakonisht i lumtur për ekipin dhe natyrisht për veten time", tha ai”, transmeton “Algemeen Dagblad”. Ndeshja u përcoll nga 25 mijë shikues në Roterdam..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat