Drita niset drejt Kosovës

Futboll

Drita niset drejt Kosovës

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 12:54
Drita niset drejt Kosovës

Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita është nisur drejt Kosovës nga aeroporti i Rotterdamit.Drita mbrëmë pësoi humbje 3-2 nga Feyenoordi në kuadër të raundit të dytë në Ligën e Konferencës.

Duke parë ndeshjen, eliminimi i “bardhekaltërve” ishte dinjitoz për faktin se gjilanasit e përmbysën rezultatin në pjesën e parë në mes të Rotterdamit, ndërsa me disa raste të arta rrezikuan seriozisht portën e holandezëve.

Sidoqoftë, klubi gjilanas ka njoftuar në faqen zyrtare se ekspedita e tyre është nisur për në Kosovë.

Këtu është mbyllur aventura e Dritës në garat evropiane për këtë edicion.Drita synon ta thotë fjalën kryesore në edicionin 2021/2022 në elitën e futbollit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat