Incidenti i ndodhur në ndeshjen Partizani-Baseli, përse u futën?

Futboll

Incidenti i ndodhur në ndeshjen Partizani-Baseli, përse u futën?

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 14:42
Incidenti i ndodhur në ndeshjen Partizani-Baseli, përse u futën?

Në ndeshjen mes Partizanit dhe Baselit nuk kishte shumë histori për të diskutuar kualifikimin më tej, por është veçuar incidenti i ndodhur në tribuna.

Rreth 50 tifozë ultras të ekipit zviceran kanë mbërritur në stadium për të ndjekur ndeshjen.

Më pas policia shqiptare ka ndërhyrë për t’i nxjerrë jashtë pasi nuk lejohen në bazë të rregullave që janë vendosur nga UEFA.

Tifozët e skuadrave nuk lejohen që të udhëtojnë në transferta.

Ultrasit kanë pasur edhe momente përplasje me policinë, ndërsa mediat zvicerane ngrenë pyetje se përse tifozët janë lejuar në stadium dhe më pas janë nxjerrë jashtë, me skena që mund të evitoheshin fare mirë që në fillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat