Mund të kthehet në Serie A

Futboll

Mund të kthehet në Serie A

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 17:23
Mund të kthehet në Serie A

Miralem Pjaniç mund të kthehet në Serie A pas vetëm një sezoni zhgënjyes në Barcelonë. Në klubin blaugrana po kërkojnë të reduktojnë organikën dhe buxhetin e pagave për të bërë të mundur federimin e Lionel Messit, dhe në klubin katalanas synojnë t’i gjejnë sa më shpejt një sistemim.

Nëse përparësia e boshnjakut mbetet një rikthim te Juventusi, por momentalisht hapsirat për të janë të pakta.

Interi është përfshirë në garë ndërkohë për të siguruar shërbimet e Pjanic. Për momentin kjo është vetëm një hipotezë, por ajo që  mbetet për tu parë është pjesa sesi do te ecin diskutimet e zikaltërve me çështjen e rinovimit të kontratës së Brozovic, nëse nuk arrihet akordi atëherë, Inter po mendon t’i propozojë Juventusit një shkëmbim mes Brozovic dhe Pjanic nëse boshnjaku rikthehet te bardhezinjtë.

Mediat iberike nuk japin shumë detaje në lidhje me këtë tentativë të zikaltërve, megjithatë është e qartë se një mesfushor me cilësitë e Pjanic do t’i bënte punë Interit.

Gjithsesi për të arritur te Pjanic në shtëpinë zikaltër duhet që më parë të lirohen nga Arturo Vidal duke patur parasysh pagën e lartë por edhe rendimentin e kilianit në sezonin e shkuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat