Kumbulla mund të luajë në Champions

Futboll

Kumbulla mund të luajë në Champions

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 17:47
Kumbulla mund të luajë në Champions

Një alternativë shumë interesante shfaqet në horizonte për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Marash Kumbulla.

Futbollisti kuqezi, mund të ndryshojë ekip gjatë kësaj vere, për t’u larguar nga Roma ku Murinjo nuk i jep garanci për formacionin, për t’u transferuar në një tjetër skuadër italiane, me “bonusin” se mund të luajë në Champions.

Sipas informacioneve nga përtej Adriatikut, Atalanta ka hedhur sytë nga mbrojtësi shqiptar, pasi trajneri Xhampiero Gasperini, vlerëson paraqitjet e djaloshit shqiptar dhe është gati të bëjë një lëvizje për të.

Te Atalanta gjatë kësaj merkato pritet të largohet qendërmbrojtësi Romero dhe kjo është arsyeja pse Atalanta po kërkon një zëvendësues për ta rreshtuar përkrah Gjimshitit, titullar i paprekshëm në rreshtimin e bergamaskëve.

Me 50 milionë eurot që pritet të fitohen nga Romero, një pjesë e parave mund të investohen për Kumbullën, duke bërë të lumtur edhe Romën e cila në këto momente ka nevojë për likuiditet, i cili ka penguar deri më tani lëvizjet e mëdha në merkato për skuadrën e Murinjos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat