Lajm i keq për Shqipërinë

Futboll

Lajm i keq për Shqipërinë

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:41
Lajm i keq për Shqipërinë

Shqipëria nuk do të ketë në dispozicion një nga elementët fiks të skuadrës së Edi Rejas në vitin e fundit, për ndeshjet që do të luhen në shtator ndaj Hungarisë e Polonisë. Mbrojtësi Federik Veseli, ka pësuar dëmtim në miqësoren ndaj Palermos dhe do të mungojë për të paktën një muaj e gjysmë.

Veseli la fushën e lojës në minutën e 23-të të kësaj ndeshje dhe pas kontrolleve që u zhvilluan sot, klubi i Salernitanës ka bërë të ditur se dëmtimi në gju kishte prekur edhe ligamentet.

Klubi bëri të ditur se lojtari ka filluar menjëherë fazën e riaftësimit, por për Veselin nuk parashikohet një kthim i shpejtë në fushë.

Sipas informacioneve nga përtej Adriatikut, ai do të qëndrojë jashtë për të paktën një muaj e gjysmë dhe kështu do të humbasë startin e kampionatit me klubin e tij, si dhe ndeshjet e shtatorit të kombëtares.

Veseli ka luajtur rregullisht me Rejan, në të gjitha rolet në prapavijë, pasi trajneri e ka përdorur si “xhol” në të dy krahët krahë apo në qendër në varësi të mungesave të ndryshme. Ndaj për trajnerin do të jetë një dhimbje koke duke llogaritur se nuk do të ketë një futbollist me eksperiencë i cili mund të mbulojë vende të ndryshme në fushën e lojës në rast emergjence.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat