Revolucion te Reali i Madridit

Futboll

Revolucion te Reali i Madridit

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 16:39
Revolucion te Reali i Madridit

Antonio Pintus, përgatësi fizik i ekipit vazhdon të revolucionarizojë qasjen e Real Madridit për stërvitjet para sezonit të  ri. Seanca e tretë stërvitore e javës ishte një formë të veçantë për lojtarët, me maska kundragaz dhe me valvula.

Nuk është aspak komode të vraposh me maskën në fytyrë dhe një çantë të vogël në shpinë, si dhe një valvul që rregullon qarkullimin e ajrit.

Kjo është thelbësore pasi simulon stërvitjen në nxehtësi, diçka që ekipet nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë natyrshëm për shkak të kufizimeve të udhëtimit si rezultat i pandemisë COVID-19.

Carlo Ancelotti është i dëshpëruar dhe kërkon që për sezonin e ri futbollistik të ketë sa më shumë pak dëmtime, dhe po punohet nga Pintus për të siguruar që skuadra të jetë më në formë dhe të ketë një nivel më të madh kolektiv të rezistencës.

Pintus ka rritur numrin e seancave stërvitore, shkruan Marca, dhe ka zvogëluar kohën e udhëtimit në minimum, pasi lojtarëve u është kërkuar të qëndrojnë në kompleksin Valdebebas gjatë gjithë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat