Gazetari italian: Nisin kontaktet mes PSG-së dhe Messit

Futboll

Gazetari italian: Nisin kontaktet mes PSG-së dhe Messit

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 00:16
Lionel Messi

PSG do provojë ta bind yllin e Barcelonës, Lionel Messi për kalimin në “Parkun e Princave”.

Argjentinasi do gjejë aty një projekt fitues dhe mikun e vjetër, Neymar.

Ndarja ishte e shpejtë, pas më shumë se 20 vite, Barcelona konfirmoi largimin e Messit.

Tifozët e Barcelonës janë duke parë ‘makth’, derisa tifozët e PSG-së janë duke ëndërruar për këtë arritje faraonike.

Sipas gazetarit italian, njëkohësisht ekspert në transferime, Gianluca di Marzio, kanë nisur kontaktet e para që ta sjellin Messin në Francë dhe PSG shpreson ta bind.

Ndërkohë, Manchester City thuhet se nuk është i interesuar për argjentinasin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat