Lojtari nga Kosova shënon në Angli

Futboll

Lojtari nga Kosova shënon në Angli

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 15:59
Kamberi

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Florian Kamberi ka arritur të gjejë golin e parë me fanellën e Shefield Wed që pas transferimit në afatin kalimtar të verës.

26-vjeçari u bë protagonist në sfidën ndaj Rotherhamit (2:0) duke realizuar golin e avantazhit për Sheffield Wednë minutën e 50-të të takimit.

Lojtari nga Kosova u gjend në vendin e duhur pas një shpërthimi nga e majta të sulmuesit të krahut Paterson.

Sheffield  po bën mjaft mirë këtë fillim kampionati duke marrë 7 pikë në 3 ndeshjet e para në Ligën e Parë angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat