Gjashtë gola të shënuar, mbyllet drama ndërmjet Levantes dhe Real Madridit

Futboll

Gjashtë gola të shënuar, mbyllet drama ndërmjet Levantes dhe Real Madridit

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 00:04
Foto

Ka përfunduar me gjashtë gola të shënuar ndeshja e La Ligas ndërmjet Levantes dhe Real Madridit e vlefshme për xhiron e dytë të kampionatit spanjoll të futbollit.

Një gol i shënuar në pjesën e parë nga Gareth Bale në minutën e pestë të ndeshjes u pasua edhe me pesë të tjera nga 45 minutat e pjesës së dytë.

Epërsia prej një goli e madrilenëve u përmbys pas 12 minutave lojë të pjesës së dytë ku realizuan Roger 46’ dhe Campana 57’.

Shifrat në 2-2 Reali i kthey përmes golit të Vinicius Jr në minutën e 73’, por vendasit reaguan shpejtë dhe e rikthyer avantazhin gjashtë minuta më vonë dhe realizues ishte Rober Pier.

Gjithsesi Real Madridi nga humbja e shpëtoi Vinicius i cili shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje në minutën e 85’.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Real Madridi ka mbledhur katër pikë në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat