Strategjia e Interit

Futboll

Strategjia e Interit

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 12:33
Strategjia e Interit

Synimet për sulmin zikaltër kanë qenë të shumta dhe mes tyre më së shumti së fundmi është lakuar emri i Markus Turamit, sulmuesit të Borusia Mynshengladbahut. 24-vjeçari shikohej si një përforcim ideal edhe për shkak të fizikut të tij, por dëmtimi që pësoi në gjurin e djathtë, i prishi planet e drejtuesve zikaltër.

Gjithsesi, ata ende nuk kanë hequr dorë nga francezi dhe po qëndrojnë koherent me situatën, duke e menduar si një alternativë për merkaton e janarit ose për verën e ardhshme.

I njëjti qëndrim po mbahet nga Marota e Auzilio edhe për Lorenco Insinjen, e ardhmja e të cilit ende nuk dihet. Italianit i skadon kontrata vitin e ardhshëm dhe në mungesë rinovimi, zikaltrit do të tentonin ta sillnin në Milano me parametër zero.

Gjendja e Insinjes po monitorohet edhe për shkak të një konflikti të mundshëm me De Laurentisin, që mund të afronte transferimin e tij në janar, në shkëmbim të një çmimi shumë më të ulët se vlera reale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat