Dy ndeshje interesante në Ligën e Parë të Kosovës

Futboll

Dy ndeshje interesante në Ligën e Parë të Kosovës

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 11:09
Dy ndeshje interesante në Ligën e Parë të Kosovës

Java e parë në Grupin B të Ligës së Parë vazhdon edhe sot (e diele) me dy ndeshje interesante në program.

Në këtë ditë spikat ndeshja në stadiumin “Ferki Aliu”, ku skuadra e Vushtrrisë është nikoqir i Vitisë.

Të dy skuadrat janë përforcuar dhe në xhiron e parë do të tregojnë forcën për të rrëmbyer pikët e plota.

Ndeshje interesante që pritet të zhvillohet në kuadër të kësaj xhiroje është edhe Ferizaji – Vllaznia e Pozheranit.

Edhe këto dy ekipe janë forcuar për sezonin e ri dhe tani kërkojnë të nisin mbarë edicionin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat