​Agim Ademi: “Dardanët” duhet të jenë lojtari ynë i 12-të

Futboll

​Agim Ademi: “Dardanët” duhet të jenë lojtari ynë i 12-të

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 17:37
​Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka dërguar sot një mesazh drejt tifo-grupit “Dardanët”, duke e kërkuar përkrahjen e tyre në ndeshjen kundër Spanjës.

Në stadium do të lejohet vetëm 10% e kapacitetit për shkak të rregullave kundër pandemisë COVID-19, dhe pjesë e tyre janë tifozët “Dardanët”, ekspedita e ekipeve, stafi organizativ dhe zyrtarët, përcjell KosovaPress.

“I ftoj tifozët “Dardanët” për një anim korrekt por njëherësh edhe të zjarrtë, pasi ata nesër duhet të jenë lojtari ynë i 12-të”, tha Ademi.

Nesër nga ora 20:45, Kombëtarja e Kosovës luan kundër Spanjës në “Fadil Vokrri”, në kuadër të grupit B kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat